Politika e cookies · Vendimin mund ta ndryshoni në çdo kohë në faqen „Cookies“.

Qasshmëria

Madhësia e tekstit
Lexim me zë

Shfletuesi e lexon tekstin me zërin që ka për këtë gjuhë.

Deklarata e qasshmërisë

Test online

Matura 2026, gusht

Detyrat nga matura shtetërore në matematikë, gusht 2026: 15 me zgjedhje të shumëfishtë dhe 5 me përgjigje të shkurtër.

Te detyrat me zgjedhje zgjidhni një përgjigje. Te detyrat me përgjigje të shkurtër shkruani përgjigjen: numër, thyesë (p.sh. 3/4 ose 5:7), π/4 ose √3. Mos përdorni makinë llogaritëse. Në fund klikoni Kontrollo përgjigjet.

1. Cili nga gjykimet e mëposhtme është jo i vërtetë?

2. Moduli i numrit kompleks \(z=(1+i)^3\) është i barabartë me:

3. Duke thjeshtuar shprehjen \(\left(9x^{10}:3x^{2}\right)^3\) fitohet:

4. Në qoftë se \(-3\le x+1\lt 5\), atëherë:

5. Vlera e shprehjes \(1-\dfrac{2}{1+\frac{1}{x}}\) për \(x=-2\) është e barabartë me:

6. Në qoftë se \(a+b=4\) dhe \(a\cdot b=4\), atëherë \(a^2+b^2\) është e barabartë me:

7. Shuma e tre numrave të plotë është \(-6\). Numri i parë është për 4 më i vogël se i dyti. Numri i tretë është tre herë më i madh se i pari. Cili nga këta tre numra është më i vogli?

8. Është dhënë funksioni linear \(f(x)=2x+m(x-3)\). Për cilën vlerë të parametrit \(m\) grafiku i këtij funksioni do të jetë paralel me grafikun e funksionit \(g(x)=2\)?

9. Vlera më e madhe e funksionit \(f(x)=-2(x+5)(x-3)\) është:

10. Drejtkëndëshi me perimetër 34 dhe një brinjë 5 ka syprinë:

11. Është dhënë gjashtëkëndëshi i rregullt \(ABCDEF\). Cili nga vektorët e dhënë është i barabartë me \(\overrightarrow{AD}+\overrightarrow{FA}\)?

12. Sa është brinja e katrorit, në qoftë se me rrotullimin rreth një brinje të tij fitohet cilindër me vëllim \(64\pi\ \text{cm}^3\)?

13. Shuma e këndit qendror dhe periferik mbi të njëjtin hark rrethor është \(105^\circ\). Sa është këndi qendror?

14. Një enë qelqi ka formën e kuadrit me dimensione 0,7 m, 0,3 m dhe 1 m. Sa litra ujë nevojiten që ena të mbushet deri në mes?

15. Cili nga gjykimet e mëposhtme është i saktë?

17 A. Xehja përmban 4 % metal. Sa tonelata xehe duhet të përpunohen që të fitohen 840 kg metal?

17 B. Është dhënë numri \(\overline{3011a}\). Për cilën vlerë të shifrës \(a\) fitohet numër i plotpjesëtueshëm me 6?

18 A. Është dhënë barazimi katror \(2x^2-5x+2a=0\). Për cilën vlerë të parametrit \(a\) barazimi ka vetëm një zgjidhje? (Mund të shkruani thyesë, p.sh. 3/4.)

18 B. Për cilën vlerë të parametrit \(a\) rrënjët \(x_1\) dhe \(x_2\) të barazimit \(2x^2-5x+2a=0\) e plotësojnë kushtin \(2(x_1+x_2)=x_1x_2\)?

20 B. Syprina e mbështjellësit të konit të drejtë rrethor me diametër të bazës 6 cm dhe lartësi 4 cm është \(k\pi\ \text{cm}^2\). Shkruani numrin \(k\).