Politika e cookies · Vendimin mund ta ndryshoni në çdo kohë në faqen „Cookies“.

Qasshmëria

Madhësia e tekstit
Lexim me zë

Shfletuesi e lexon tekstin me zërin që ka për këtë gjuhë.

Deklarata e qasshmërisë

Test online

Matura 2022, gusht

Detyrat nga matura shtetërore në matematikë, gusht 2022: 20 me zgjedhje të shumëfishtë dhe 19 me përgjigje të shkurtër.

Te detyrat me zgjedhje zgjidhni një përgjigje. Te detyrat me përgjigje të shkurtër shkruani përgjigjen: numër, thyesë (p.sh. 3/4 ose 5:7), π/4 ose √3. Mos përdorni makinë llogaritëse. Në fund klikoni Kontrollo përgjigjet.

1. Prerja e bashkësisë së numrave natyrorë dhe intervalit \((1,3)\) është bashkësia:

2. Vlera e shprehjes \(\tfrac{10}{16}+\tfrac32\left(\tfrac{17}4:17\right)+3{,}75\cdot\tfrac45\) është:

3. Vlera e shprehjes \(\dfrac{(-1)^5\cdot(-2)^{-3}}{2^{-4}\cdot(-3)^{-2}}\) është:

4. Shprehja \((2x-3y)^3\) është e barabartë me:

5. Barazimi \((2p-5)x+3=0\) nuk ka zgjidhje, nëse:

6. Shuma e zgjidhjeve të barazimit katror \(x^2-2x-5=0\) është:

7. Ndryshesa e dy numrave natyrorë është 5, ndërsa ndryshesa e katrorëve të tyre është 50. Shuma e këtyre dy numrave është:

8. Bashkësia e përkufizimit e funksionit \(f(x)=\dfrac1{3x-2}\) është:

9. Këndi \(\alpha\) që është tre herë më i vogël se këndi i tij suplementar është i barabartë me:

10. Nëse pika \(M\) është mesi i brinjës \(AD\) në paralelogramin \(ABCD\), atëherë vektori \(\overrightarrow{MC}\) është i barabartë me:

11. Rombi me brinjë 12 cm dhe largësi 5 cm nga pika e prerjes së diagonaleve deri te brinja ka syprinë:

12. Trapezi barakrahës me baza 12 dhe 6 dhe krah 5 ka lartësi:

13. Vëllimi i konit të drejtë rrethor me rreze 9 cm dhe lartësi 2 cm është:

14. Cilindri i drejtë rrethor me lartësi 8 dhe perimetër të bazës \(20\pi\) ka syprinë:

15. Nëse tehu i bazës së prizmit të rregullt trefaqësor zmadhohet 4 herë, ndërsa lartësia zvogëlohet 2 herë, atëherë vëllimi i prizmit:

16. Në cilin kuadrant shtrihet pika \(A(-2,-2)\)?

17. Cila nga drejtëzat e dhëna kalon nëpër pikën \(A(1,4)\) dhe ka koeficient këndor \(k=-2\)?

18. Drejtëza \(y=kx+2\) është normale me drejtëzën \(3y+2x=1\), nëse:

19. Caktoni cili nga vargjet e mëposhtme është progresion aritmetik:

20. Shuma e pesë kufizave të para të progresionit gjeometrik me kufizë të parë 81 dhe herës \(\tfrac23\) është:

21. Zbërtheni në faktorë të thjeshtë polinomin \(8x^3y-8x^2y^2+2xy^3\). (Fuqitë shkruajini me ^ ose ², p.sh. x^2(x-1).)

22 A. Janë dhënë \(f(x)=(3m-5)x-4+m\) dhe \(g(x)=(3-m)x+m-1\). Për cilën vlerë të \(m\) grafikët janë drejtëza paralele?

22 B. (Të njëjtat funksione) Për cilën vlerë të \(m\) grafiku i \(f(x)\) kalon nëpër fillimin koordinativ?

23 A. Zgjidhja e jobarazimit \(\dfrac1{3x+2}\gt \dfrac1{2x-3}\) është ___. (Shkruani p.sh. (-∞,-1)∪(0,2).)

23 B. Për cilat vlera të \(x\) vlera e shprehjes \(3x-8\) është ndërmjet 1 dhe 7? (Intervalin shkruajeni si (1,5), [1,5) ose (1,∞).)

24 A. Mesatarja aritmetike e numrave \(a\) dhe \(b\) është e barabartë me ___. (Shkruani formulën.)

24 B. Mesatarja aritmetike e \(a\) dhe \(b\) është për dy më e madhe se prodhimi i tyre. Nëse \(a=4\), atëherë \(b=\)?

25 A. Brinjët e një trekëndëshi janë 8, 15 dhe 17. Syprina e trekëndëshit është ___.

25 B. (I njëjti trekëndësh) Gjatësia e lartësisë më të madhe është ___.

26 A. Shumëkëndëshi i rregullt në të cilin mund të hiqen gjithsej 14 diagonale ka ___ brinjë.

26 B. Njëri nga këndet e trekëndëshit është për \(15^\circ\) më i madh se i dyti, ndërsa për \(15^\circ\) më i vogël se këndi i tretë. Këndi më i vogël është i barabartë me ___ (në gradë).

27 A. Vëllimi i kubit me syprinë \(726\ \text{cm}^2\) është ___ \(\text{cm}^3\).

27 B. (I njëjti kub) Syprina e prerjes diagonale është ___ \(\text{cm}^2\).

28 A. Syprina e sferës me rreze 3 cm është e barabartë me \(k\pi\ \text{cm}^2\); shkruani \(k\).

28 B. Vëllimi i sferës me rreze 3 cm është i barabartë me \(k\pi\ \text{cm}^3\); shkruani \(k\).

29 A. Forma segmentore e barazimit të drejtëzës \(q\) që i pret boshtet koordinative në \(A(3,0)\) dhe \(B(0,-2)\) është ___. (Shkruani p.sh. x/2+y/5=1.)

29 B. Pika e prerjes së drejtëzave \(x+y-3=0\) dhe \(2x+3y-8=0\) ka koordinatat ___. (P.sh. (2,-3).)

30 A. Janë dhënë numrat 20, 50 dhe 100. Nëse dy numrave të parë u shtohet i njëjti numër, ndërsa i treti mbetet i njëjtë, fitohen tri kufiza të njëpasnjëshme të një progresioni aritmetik. Numri që duhet shtuar është ___.

30 B. Nëse secilit nga tre numrat i shtohet i njëjti numër, fitohen tri kufiza të njëpasnjëshme të një progresioni gjeometrik. Numri që duhet shtuar është ___.