Gjuhë shqipe dhe letërsi – matura shtetërore profesionale, gusht 2026
Testi i plotë i maturës shtetërore profesionale, gusht 2026: letërsi, gjuhë, lexim dhe shkrim. Detyrat me zgjedhje kontrollohen automatikisht, te pyetjet e hapura shfaqet përgjigjja nga çelësi zyrtar, ndërsa esenë e shkruani me numërues fjalësh.
Lexoni tekstet dhe përgjigjuni. Te pyetjet e hapura, pas kontrollit krahasojeni përgjigjen me çelësin dhe shënoni nëse është e saktë.
Matura shtetërore profesionale, gusht 2026 (Qendra Shtetërore e Provimeve). Përgjigjet sipas çelësit zyrtar.
33. Zgjidh një temë dhe: (13 pikë)
Shkruaj një tekst nga 260 deri në 460 fjalë. Lexoje temën dhe mendo mirë se çfarë duhet të përmbajë teksti. Respektoji rregullat lidhur me kompozicionin e tekstit (pjesa hyrëse, pjesa kryesore dhe përfundimi). Respektoji rregullat e gjuhës standarde.
Mendimet shprehi në mënyrë të qartë dhe të lidhur duke përdorur fakte dhe argumente. Përdor leksikun dhe stilin e duhur në përputhje me llojin e tekstit që shkruan. Mos shkruaj fraza të përgjithshme. Mos përdor tekste të gatshme të fjalëpërfjalshme dhe pa distancë kritike nga burime të ndryshme (tekste mësimore, libra profesional, ueb-faqe etj.). Kujdesu për rregullimin grafik të tekstit, duhet të ketë tri tërësi qartësisht të ndara (pjesa hyrëse, pjesa kryesore dhe përfundimi) dhe sipas mundësisë paragrafë në pjesën kryesore.
Shkruaj me alfabetin e shqipes, duke përdorur shkronja dore (të shkrimit)! Në të kundërtën ulen 5 pikë nga pikët e fituara në ese.
Tema 1: Roli i arsimit profesional në formimin e të menduarit kritik dhe përgjegjësisë qytetare
Mendo se çfarë do të kishe shkruar në këtë temë, sqaro nëse dhe si arsimi profesional luan një rol në formimin e të menduarit kritik dhe përgjegjësisë qytetare.
Merr një qëndrim kritik, mund të pajtohesh ose të mohosh titullin e dhënë dhe shpreh mendimin tënd përmes argumenteve të qarta, të lidhura logjikisht me njëra-tjetrën.
Shpjego se si arsimi profesional, përmes mësimdhënies praktike, punës në detyra konkrete dhe situata reale, zhvillon aftësinë e individit për të analizuar dhe vlerësuar informacione, për të marrë vendime dhe për të kuptuar pasojat e qëndrimeve dhe veprimeve të tij.
Jep të paktën dy argumente të mbështetura nga fakte dhe shembuj specifikë me të cilët do të shpjegosh rëndësinë e arsimit profesional në zhvillimin e të menduarit kritik te të rinjtë dhe përgatitjen e tyre për pjesëmarrje aktive dhe të përgjegjshme në shoqëri dhe në tregun e punës.
Shprehe qëndrimin tënd mbi rolin dhe ndikimin e arsimit profesional te të rinjtë si anëtarë kritikë dhe aktivë të shoqërisë dhe jep shembuj të përshtatshëm nga shkolla, mësimdhënia praktike ose jeta e përditshme.
Përfundo duke sublimuar qëndrimin tënd lidhur me këtë temë dhe se si arsimi profesional kontribuon në formimin e të menduarit kritik dhe zhvillimin e përgjegjësisë qytetare tek të rinjtë.
Përdore gjuhën standarde shqipe dhe shkronjat e dorës dhe kushtoji vëmendje drejtshkrimit, fjalorit, sintaksës dhe rregullave të pikësimit.
Tema 2: Pse është e rëndësishme të ndihmojmë të tjerët në jetën e përditshme
Mendo se çfarë do të kishe shkruar në këtë temë, shpjego pse është e rëndësishme të ndihmohen të tjerët dhe çfarë përfitimesh kanë ata që ndihmojnë dhe ata që u ofrohet ndihmë.
Merr qëndrim kritik, mund të pajtohesh ose të mohosh titullin e dhënë, dhe përdor mendime të qarta dhe të qëndrueshme për të shprehur qëndrimin tënd në temën e dhënë.
Jep të paktën dy argumente të mbështetura nga fakte dhe shembuj konkretë për qëndrimin tënd mbi temën, duke shpjeguar pse është e rëndësishme të ndihmohen njerëzit e tjerë në jetë.
Shprehe mendimin tënd se si ndihet një i ri kur ndihmon dikë (duke krijuar një atmosferë mirëbesimi dhe vlerash etike - empati dhe dhembshuri, duke luftuar pabarazinë, ndjenjën e përmbushjes personale dhe lumturisë) dhe jep shembuj të përshtatshëm me të cilët do të mbështesësh mendimin tënd.
Përfundo duke sublimuar qëndrimin tënd lidhur me këtë temë dhe duke përmbledhur pse është e rëndësishme të ndihmohen të tjerët në jetën e përditshme nga aspekti social, etik dhe psikologjik.
Përdore gjuhën standarde shqipe dhe shkronjat e dorës dhe kushtoji vëmendje drejtshkrimit, fjalorit, sintaksës dhe rregullave të pikësimit.
Fjalë: 0 · Nevojiten: 260–460 fjalë