Gjuhë shqipe dhe letërsi – matura shtetërore, qershor 2026
Testi i plotë i maturës shtetërore, qershor 2026: letërsi, gjuhë, lexim dhe shkrim. Detyrat me zgjedhje kontrollohen automatikisht, te pyetjet e hapura shfaqet përgjigjja nga çelësi zyrtar, ndërsa esenë e shkruani me numërues fjalësh.
Lexoni tekstet dhe përgjigjuni. Te pyetjet e hapura, pas kontrollit krahasojeni përgjigjen me çelësin dhe shënoni nëse është e saktë.
Matura shtetërore, qershor 2026 (Qendra Shtetërore e Provimeve). Përgjigjet sipas çelësit zyrtar.
33. Zgjidh një temë dhe: (13 pikë)
Shkruaj një tekst nga 260 deri në 460 fjalë; Lexoje temën dhe mendo mirë se çfarë duhet të përmbajë teksti; Respektoji rregullat lidhur me kompozicionin e tekstit (pjesa hyrëse, pjesa kryesore dhe përfundimi); Respektoji rregullat e gjuhës standarde.
Mendimet shprehi në mënyrë të qartë dhe të lidhur duke përdorur fakte dhe argumente; Përdor leksikun dhe stilin e duhur në përputhje me llojin e tekstit që shkruan. Mos shkruaj fraza të përgjithshme; Mos përdor tekste të gatshme të fjalëpërfjalshme dhe pa distancë kritike nga burime të ndryshme (tekste mësimore, libra profesionalë, ueb-faqe etj.); Kujdesu për rregullimin grafik të tekstit, duhet të ketë tri tërësi qartësisht të ndara (pjesa hyrëse, pjesa kryesore dhe përfundimi) dhe sipas mundësisë paragrafë në pjesën kryesore.
Shkruaj me alfabetin e shqipes, duke përdorur shkronja dore (të shkrimit)! Në të kundërtën ulen 5 pikë nga pikët e fituara në ese
Tema 1: Botë pa paragjykime, a është e mundur?
Mendo se çfarë do të kishe shkruar për këtë temë, shpjego çfarë janë paragjykimet dhe si ndikon shoqëria.
Mbaj qëndrim kritik, mund të jesh dakord ose të mohosh titullin e dhënë dhe përdor mendime të qarta e konkrete për të shprehur qëndrimin tënd për temën e dhënë.
Jep të paktën dy argumente të mbështetura me fakte konkrete dhe shembuj për qëndrimin tënd në këtë temë, me çka do të sqarosh se a është e mundur të krijojmë një shoqëri pa paragjykime.
Shprehe qëndrimin tënd nëse paragjykimet ndikojnë negativisht te nxënësit dhe jep shembuj përkatës, me te cilët do të mbështetësh mendimin tënd.
Përfundo duke sublimuar qëndrimin tënd lidhur me këtë temë dhe thekso se përpjekjet për të reduktuar paragjykimet mund të kenë një ndikim të madh pozitiv.
Përdor gjuhën standarde shqipe dhe shkrimin e dorës dhe kushtoji vëmendje drejtshkrimit, leksikut, rregullave të sintaksës dhe pikësimit.
Tema 2: Si ndikon edukimi në zhvillimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë?
Mendo se çfarë do të kishe shkruar për këtë temë, shpjego nëse edukimi është një nga shtyllat kryesore për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë.
Mbaj qëndrim kritik, mund të jesh dakord ose të mohosh titullin e dhënë dhe përdor mendime të qarta e konkrete për të shprehur qëndrimin tënd për temën e dhënë.
Jep të paktën dy argumente të mbështetura me fakte konkrete dhe shembuj për qëndrimin tënd në këtë temë me çka do të sqarosh përse një sistem edukativ i fortë u mëson individëve të drejtat e tyre dhe detyrimet ndaj një shoqërie.
Shprehe qëndrimin tënd nëse edukimi sot ndikon pozitivisht te nxënësit dhe jep shembuj përkatës, me të cilët do të mbështetësh mendimin tënd.
Përfundo duke sublimuar qëndrimin tënd lidhur me këtë temë dhe thekso se edukimi është çelësi kryesor për krijimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më produktive (pozitivisht).
Përdor gjuhën standarde shqipe dhe shkrimin e dorës dhe kushtoji vëmendje drejtshkrimit, leksikut, rregullave të sintaksës dhe pikësimit.
Fjalë: 0 · Nevojiten: 260–460 fjalë